Showbiz
Në Ditën Botërore e Shëndetit Mendor, Megan: Isha personi më i stigmatizuar në vitin 2019
Published
6 years agoon
By
admin
Meghan Markle është shprehur se ka qenë njëri prej personave më të stigmatizuar në vitin 2019.
Deklarata të tilla ajo i ka bërë gjatë një tubimi në shkollën Santa Barbara, ndërsa si temë u trajtua Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor, shkruan Daily Mail.
Ajo dhe Princ Harry u kishin treguar studentëve po ashtu se si të ndihmojnë botën sikur fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht.
Një përzgjedhje e tillë për të mbajtur fjalime ka qenë për shkak të moshës së studentëve, pasi në kohën e adoleshencës ndodh të ballafaqohen me probleme të ndryshme mendore.
Megan gjithashtu shtoi se si pandemia coronavirus ka shkaktuar varësi tek njerëzit, të cilët u lidhën edhe më shumë me rrjete sociale gjatë kësaj kohe.

“Unë po flas në mënyrë personale, pasi më kanë thënë se në vitin 2019 kam qenë personi më i përfolur në mbarë botën”, është shprehur ajo.
Mes tjerash ajo shtoi: “Nuk më intereson nëse ju jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit flasin për ju, që nuk janë të vërteta, nuk do të thotë të shkatërroni shëndetin tuaj mendor”.

Përkundër faktit se u përball me shumë akuza të ndryshme, Markle tashmë është në gjendje të mirë, teksa është fokusuar më shumë në vete.
Sa i përket Princ Harry, ai tregoi problemet që kishte, pas vdekjes së nënës së tij, Princess Diana. /Telegrafi/
You may like

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e fundit, këngëtarja 57-vjeçare tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e saj

Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar

A e dini se quhet në të vërtetë Bejta? Banori i BBVK-së zbulon emrin e tij










