Connect with us

Showbiz

Cardi B rikthehet në Instagram pas incidentit me fotografinë ‘topless’

Published

on

Cardi B është kthyer në Instagram për të treguar se po vazhdon festën e ditëlindjes pasi postoi aksidentalisht një foto nudo të saj në InstaStory.

Natën e kaluar, reperja e hitit “WAP” shtangu ndjekësit në rrjetet sociale duke shpërndarë një fotografi të zhveshur teksa mbante gjoksin me duar – para se imazhi të largohej me shpejtësi.

Incidenti erdhi në mes të festimeve të 28-vjetorit të Cardi, e cila kaloi netët e fundit në Las Vegas me një grup miqsh, përfshirë edhe ish-bashkëshortin Offset.

Cardi B (Foto: Instagram)

Pasi nxori gabimisht imazhin nudo, artistja u tha fansave se do të shkonte në ‘ndejë dhe madje as nuk do ta mendonte atë’ dhe i qëndroi besnik fjalës ku filmoi veten të veshur dhe të dilte edhe një herë me ish-partnerin e saj.

Cardi dukej mahnitëse në flokë të kuqe dhe veshje mëndafshi, ku njëherësh këndonte në radio në pjesën e pasme të limuzinës së saj.

Pas incidentit, shumë nga fansat u përfshinë dhe ndanë fotografi të tyre ‘topless’ në mbështetje të reperes.

Cardi B (Foto: Instagram)

Cardi ndërkohë ndan vajzën dyvjeçare Kulture me burrin e saj, Offset.

Pavarësisht se u largua nga reperi dhe bëri kërkesë për divorc në shtator, të dy dukeshin në humor të mirë në Las Vegas.

Cardi ftoi Offset në Sin City për të shënuar ditëlindjen e 28-të, madje të njëjtit janë parë duke ndaluar në klube të ndryshme të natës. /Telegrafi/

Cardi B dhe Offset (Foto: WireImage)