Showbiz
Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital
Published
2 days agoon
By

Regjisori i njohur Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje dhe më pas është transportuar në spital. 83-vjeçari aktualisht është duke punuar në fazën e parapërgatitjeve për vazhdimin e filmit të tij të njohur, “Heat”.
Sipas raportimit të portalit TMZ, incidenti ka ndodhur teksa Mann po përpiqej ta vendoste armën në këllëf.
Policia e Los Angelesit (LAPD) e ka konfirmuar rastin për TMZ, duke bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes, në poligonin e qitjes “The Range LA”.
Në raportin policor theksohet se plagosja nuk ka qenë e qëllimshme. Sipas të dhënave, Mann është lënduar gjatë një aksidenti në poligon, kur arma e zjarrit është shkrepur aksidentalisht dhe e ka goditur në këmbë.
Karriera e Michael Mann në Hollywood shtrihet në disa dekada, gjatë të cilave ai ka realizuar një sërë filmash të njohur.
Ndër veprat më të spikatura të tij janë “Thief” (1981), “Manhunter” (1986), “The Last of the Mohicans” (1992), “Heat” (1995), “The Insider” (1999), “Ali” (2001), “Collateral” (2004), “Miami Vice” (2006), “Public Enemies” (2009) dhe “Ferrari” (2023). /Telegrafi/
You may like

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Angela Martini ndahet nga partneri rumun, Dragos Savulescu

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin










