Showbiz
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena
Published
23 hours agoon
By

Aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena, është ndarë nga jeta ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.
Në mesazhin e publikuar, institucioni ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit, të cilin e kujton si mik, koleg dhe bashkëpunëtor të dashur.
Mena ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, ku kontribuoi si aktor në disa prej shfaqjeve teatrale.
Krahas angazhimit në skenë, ai kishte mbajtur edhe pozitën e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.
Teatri Kombëtar ka theksuar se me të kanë ndarë skenën, projekte të ndryshme, ide dhe dashurinë për artin e teatrit, duke vlerësuar kontributin e tij në jetën artistike të institucionit.
“Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne”, thuhet në mesazhin e tyre.
Në fund të reagimit, Teatri Kombëtar ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e përcjellë me fjalët: “Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh”. /Telegrafi/
You may like

“Mos më prek familjen”, situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Pas 38 vitesh rikthehet në “Akordet e Kosovës”, Deniza Begolli rrëfen kujtimet dhe dashurinë për muzikën

“Nuk e di si po më sheh jashtë”, Anjeza Gubetini e rezervuar në Big Brother për shkak të të dashurit

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund










