Connect with us

Tech

Windows 7 rritet në popullaritet

Published

on

Fakti që Windows 7 është popullore ende tregon edhe dështimin e Microsoft për të bindur përdoruesit të largohen në drejtim të Windows 10-ës.
Windows 7 rritet në popullaritet
Kur ka qenë dita e fundit që keni përdorur një kompjuter me Windows 7? Për shumë njerëz ajo ditë është sot dhe një anketë e fundit zbulon se sistemi operativ i dekadës së kaluar nuk po lëshon terren.

Sipas NetMarketShare, Windows 7 gjatë muajve Gusht 2020 – Tetor 2020 është rritur nga 22.31% në 22.77% të tregut. Kështu Windows 7 mbetet sistemi operativ i dytë më popullor në botë.

Vendi i parë padyshim i takon Windows 10-ës e cila u rrit nga 60.57% në 61.26% gjatë të njëjtën periudhë.

Windows 7-ës mund ti ketë ikur koha por njerëzit nuk janë ende të gatshëm të heqin dorë prej saj. Jo vetëm që ka ruajtur popullaritetin por madje është përmirësuar në muajt e kaluar.

Fakti që Windows 7 është popullore ende tregon edhe dështimin e Microsoft për të bindur përdoruesit të largohen në drejtim të Windows 10-ës.

Kompania ka provuar mënyra të ndryshme e madje edhe sot mund të kaloni në Windows 10 pa paguar asgjë. /PCWorld Albanian