Connect with us

Maqedoni

Rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19, ka mbushur me pacientë Klinikën Infektive

Published

on


Klinika Infektive e mbushur me pacientë të cilët trajtohen në kujdes intensiv nga koronavirusi. Shifrat tregojnë se nga 123 pacientë, 33 prej tyre janë të shtruar në hapësirat modulare. Ndonëse vizitat nuk lejohen, disa qytetarë përpiqen që përmes dritareve të komunikojnë me familjarët e tyre. Të tjerët u sjellin ushqim dhe batanije nga shtëpia.

Këta shtretër të rinj spitalor u sollën për të shtuar kapacitetet, të cilat janë më së të nevojshme në këtë valë të re të pandemisë.

“Dy furgon të shërbimeve mortore gjenden në oborrin e Klinikës infektive për të marr pacientët, të cilët ndërruan jetë gjatë natës së mbrëmshme, ndërkohë shtretër të rinj sillen në klinikë si dhe në barakat modulare që gjenden në oborrin e tij”.

Drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq tha për Alsat se pranimi i pacientëve në kurim spitalor bëhet në rast të zhvillimit të simptomave dhe grupeve të rrezikuara me pasqyrë të rënduar klinike, të cilët kanë nevojë për oksigjeno terapi. Ajo vë theksin tek mjekët amë, të cilët duhet me vëmendje të përcjellin gjendjen e pacientëve në kurim shtëpiak, që të mos përfundojnë në klinikë.

“Secili që do të përpiqet ta rrënoj sistemin shëndetësorë të cilin e krijuam dhe funksionon këta muaj vetëm se do e vështirësoj si për vete ashtu edhe për të tjerët. Kushdo që raporton për simptome të rrejshme, ne këtu i verifikojmë nga mjekë me përvojë, të cilët nuk do të bëjnë lëshime për këto të dhëna jo të sakta. Kontrolli klinik është thelbësor për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Çdo njëri duhet të ketë vetëdijen në këtë kohë qoftë mantel bardh apo pacientë”, deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me drejtorët e Klinikave Universitare kërkoi nga ato të bëhet ri-organizim plotësues i hapësirës, me qëllim që sigurohen kapacitete plotësuese në repartet interne dhe forcimin e kapacitetit mjekësor në Klinikë, që të mund të aktivizohen për ndihmë shtesë në Klinikën Infektive.

Në kushte spitalore një pacient kurohet mesatarisht 14 ditë. Në rast se rezultojnë negativ në testin e parë pas 7 ditësh do të lëshohen në izolim shtëpiak, për tu lënë vendin të tjerëve më të sëmurë. Deri në shtratin e fundit janë mbushur edhe repartet infektive të spitaleve nëpër qytetet tjera të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë
Reparti Infektiv në Strumicë:           kapaciteti 38 shtretër             të hospitalizuar 58 pacientë
Reparti Infektiv në Shtip:                 kapaciteti 38 shtretër             të hospitalizuar 53 pacientë
Reparti Infektiv në Veles:                kapaciteti 35 shtretër             të hospitalizuar 32 pacientë
Reparti Infektiv në Manastir:           kapaciteti 45 shtretër             të hospitalizuar 43 pacientë
Reparti Infektiv Kumanovë:             kapaciteti 28 shtretër            të hospitalizuar 33 pacientë

Në Spitalin 8 Shtatori janë të Hospitalizuar 47 pacientë, në Spitalin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve në Kozle janë të shtruar 18 pacientë. Të shëruarit, Të vetmit që i gëzohen ditës sot janë të shëruarit, të cilët po lënë këto hapësirë, por edhe këta qenë të vegël.

Adnan Qaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending