Connect with us

Maqedoni

Qeveria beson se kompanitë do ta marrin ndihmën e premtuar për subvencionet e pagave edhe për muajin tetor

Published

on


Rishikimi i buxhetit mund të votohet deri në fund të javës së ardhshme. Numri dy i financave Dimitar Kovaçevski siguron se të gjitha masat e premtuara të Qeverisë do të zbatohen në kohën e duhur, përfshirë dhënien e pagave të subvencionuara për kompanitë. Ai njoftoi se ky subvencion do të merret edhe në tetor.

Dje, filluan të funksionalizohen, respektivisht të institucionalizohen përmes vendimeve të duhura dhe ndryshimeve ligjore në seancë qeveritare. Likuiditeti i buxhetit është në gjendje t’i paguajë të gjitha detyrimet që Qeveria i ka ndaj të gjithë përdoruesve të buxhetit dhe për të gjitha transferimet – u shpreh Dimitar Kovaçevski – Zëvendësministër i financave.

Propozim-ligji për ndihmë financiare për kompanitë u miratua dje nga Qeveria. Ai tek tani duhet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe votim. VMRO-ja thotë se ata do ta mbështesin ligjin, por i shkurt është afati që për pesë ditë të hyrë në fuqi dhe të realizohet me kohë.

Ka njoftim që do të mbërrijë të hënën ose të martën, respektivisht më 26 ose 27 tetor, ndërsa për të qenë i vlefshëm duhet të miratohet para 1 nëntorit. Edhe nëse është zyre noteriale Kuvendi nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë punën për katër ose pesë ditë, gjë që tregon se çfarë qëndrimi joserioz ka nga Qeveria – tha Aleksandar Nikollovski- VMRO-DPMNE.

Kompanitë do të kenë kohë deri më 7 nëntor për të kërkuar ndihmë shtetërore për pagesën e pagave për tetorin, ndërsa për dy pagat e ardhshme do të jetë deri në 7 dhjetor dhe janar. Ndihmë do të marrin kompanitë që kanë ulje të të ardhurave prej 40 për qind ose më shumë. Në varësi të rënies së të ardhurave, shuma e parave të dhëna nga shteti do të jetë e ndryshme dhe do të lëvizë nga 14.5000 deri në 21,770 denarë për të punësuar.

Andrea Cobanova

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending