Showbiz
Rita Ora duket provokuese teksa merr poza në prapaskenat e xhirimeve
Published
6 years agoon
By
admin
Rita Ora dukej e bujshme ndërsa pozoi për një fotosesion të ri të premten.
Krijuesja e hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, u lajmërua në Instagramin e saj për të ndarë tri fotografi ‘të nxehta’ me ndjekësit, ndërsa pozonte e veshur me të brendshme të zeza, shkruan DailyMail.
Për fotosesionin, Rita linjat e saj atraktive trupore në një korse mëndafshi të vogël e cila u ngjesh për belin e saj të hollë.
Rita kishte vënë një koleksion argjendarish që përfshinte një pirg gjerdanësh prej argjendi me një që varëse përmbante një kryq me diamant.
Këngëtarja lëshoi magjepsjen e Hollywoodit ndërsa i lëshoi flokët e saj kaçurrela lirshëm, duke marrë kështu pamjen mahnitëse të ikonave të filmit.

Rita shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Dukja glamuroze pas punës, duke ndjerë veten time! Gëzuar të premten”.
Këto fotografi vijnë pak kohë pasi ajo nxiti thashethemet për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi u pa se kishte vendosur një unazë diamanti në gishtin e unazës javën e kaluar.

Rita u pa me unazë kur u largua nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Londër dhe u dha xhevahirin e saj verbues fotografëve të premten e kaluar.
Sidoqoftë, megjithë spekulimet, një burim i afërt me Ritën i tha The Sun se këngëtarja thjesht e ka vendosur atë unazë si një stoli dhe se nuk ka të bëjë me fejesë.
MailOnline kontaktoi përfaqësuesin e Romain Gavras për një koment, ndërsa zëdhënësi i Ritës nuk pranoi të komentonte.
Rita është prej muajsh në lidhje serioze me regjisorin greko-francez, Romain Gavras, 39 vjeç. /Telegrafi/

You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner










