Connect with us

Showbiz

Kosova përzgjedh filmin “Exil” të Visar Morinës për nominimet e “Oscars 2021”

Published

on

Kosova ka zgjedhur “Exil” të Visar Morinës si hyrjen e saj zyrtare në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar të edicionit të 93-të të çmimeve të Akademisë.

“Exil” pati premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit Sundance në Konkurrencën Dramatike të Kinemasë Botërore dhe gjithashtu u shfaq në Berlinale si pjesë e seksionit Panorama. Filmi fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Filmit të Sarajevës, shkruan Variety.

Filmi përqendrohet te personazhi i quajtur Xhafer (rol i luajtur nga Misel Maticevic), një mërgimtar kosovar në Gjermani, i cili e gjen veten subjekt të ngacmimit të pamëshirshëm ksenofobik. Sandra Hüller, ylli i “Toni Erdmann”, luan gruan e tij gjermane, e cila ngadalë distancohet nga ajo që ajo e percepton si paranojë e tij.

Në rishikimin e tij për Revistën Variety-n, Guy Lodge e përshkruan filmin si “dhimbje të saktë në dramatizimin e përvojave të qeta të ksenofobisë (Xhafer) në baza ditore, edhe kur mundësia në rritje e paranojës anon këndvështrimin e saj”.

Në një deklaratë, komiteti i përzgjedhjes kosovare tha se filmi është një “portret i mprehtë i brezit tashmë të integruar të emigrantëve, një gjeneratë që rrallë e shohim në film, të cilët megjithë arritjet personale vështirë se lirohen nga ndjenja e të qenit i huaj”.

Ai shtoi: “Ne konsiderojmë që filmi flet në një mënyrë universale, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata që largohen nga vendlindjet e tyre për të gjetur qytete të reja të cilat kurrë nuk u bënë shtëpitë e tyre. ‘Exil’ shtyn për një dialog në lidhje me politikën e mikpritjes, një dialog që ka munguar për një kohë të gjatë”.

“Exil” është një bashkëprodhim midis Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga Komplizen Film, Ikonë Studio dhe Frakas, me shitje ndërkombëtare nga The Match Factory.

Është filmi i dytë nga regjisori Morina që përfaqëson Kosovën në listën e zgjedhjeve për Çmimet “Oscar”, pas tentativës me filmin “Babai” në vitin 2016.

Trofeu “Oscar” (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Vendet e tjera që kanë paraqitur filma në kategorinë e Çmimit për Filmin më të mirë artistik ndërkombëtar të Akademisë përfshijnë Zvicrën, e cila zgjodhi filmin “My little sister”, me regji të Stéphanie Chuat dhe Véronique Reymond dhe Poloninë, e cila zgjodhi “Never Gonna Snow Again”, me regji të Małgorzata Szumowska dhe Michał Englert.

Regjistrime të tjera përfshijnë filmat: “A Yak in the Classroom” të Pawo Choyning Dorji, që përfaqëson Butanin, “A Sun” të Chung Mong-hong për Tajvanin, “Atlantis” të Valentyn Vasyanovych për Ukrainën, “Quo Vadis, Aida?” Të Jasmila Zbanic. për Bosnjën, “Night of the Kings” e Philippe Lacote për Bregun e Fildishtë dhe “River Tales” të Julie Schroell për Luksemburgun.

Ceremonia e 93-të e Çmimeve të Akademisë e njohur ndryshe edhe si “Oscars”do të zhvillohet më 25 prill të vitit 2021. /Telegrafi/

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending