Maqedoni
Rishikimi i buxhetit, të martën në seancë
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
22.10.2020 17:41
Qytetarët dhe kompanitë akoma janë duke pritur ndihmë nga fondet e shtetit të siguruara nga paketa e katërt e masave. Masat mund të fillojnë të zbatohen vetëm pas miratimit të rebalancit të buxhetit, sepse kjo siguron një pjesë të parave për këtë grup masash. Sot është dita e shtatë e debatit për amendamentet në Kuvend, dhe sipas Rregullores, janë planifikuar edhe tre ditë, por kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO-DPMNE, për Alsat tha se debati në komision do të përfundojë sonte.
“Presim që deri në mbrëmje të përfundojmë debatin e amendamenteve në Komision. Për momentin, ora 14 po punohet në amendamentin e 71-të, deri më tani janë pranuar katër amendamente, nga të cilat tre nga VMRO-DPMNE-ja dhe një nga BDI-ja- deklaroi Timço Mucunski – Kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet.
Mucunski thotë se rebalansi i buxhetit do të jetë para deputetëve në seancën plenare më datë 27 të këtij muaji. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se pret ta vendosë rebalansin e buxhetit në rend dite në seancën e së martës. Nëse debati rrjedh me këtë dinamikë, rebalansi duhet të miratohet deri në fund të javës së ardhshme, me çka hapet rruga që ndihma të arrijë deri te kompanitë dhe qytetarët në tetor. Dje, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pakoja e katërt e masave nuk do të vonohet.
“Disa nga masat kanë filluar të zbatohen, si kreditë pa interes, fundjava pa TVSH kurse për sa i përket lëshimit të pagave, sigurisht që do të arrijmë ta lëshojmë pagën e tetorit- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.
Pakoja e katërt parashikon 31 masa. Ndihmë shtetërore parashikohet të marrin të punësuar që punojnë në ndërmarrjet e prekura nga kriza, prindër të vetëm, punëkërkues pasiv, artistë të pavarur, studentë, pensionistë, pensionet e të cilëve nuk kalojnë 15 mijë denarë.
Ile Petrevski
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










