Connect with us

Business

Paratë e qeverisë, edhe bizneseve pa humbje

Published

on

Nga ndihma financiare prej 60 milionë eurosh të buxheti të shtetit të Kosovës, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, përfituan të gjitha bizneset në Kosovë, pa marrë parasysh a kanë pasur humbje financiare apo jo, të shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19.

Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Agim Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndihma financiare iu është ofruar të gjitha bizneseve, pasi që numri më i madh i tyre kanë pasur humbje dhe se vetëm një numër i vogël i bizneseve nuk i kanë ndier pasojat e pandemisë.

“Përmes kësaj ndihme rrisim kërkesën agregate, rrisim fuqinë financiare të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që kanë vështirësi në likuiditet, i shfrytëzojnë këto mjete për t’i kryer këto obligime, duke përfshirë edhe pagesën e pagave që iu bëjnë punëtorëve, ndërkaq ndërmarrjet tjera mund t’i shfrytëzojnë këto mjete për zgjerim të kapaciteteve të tyre apo punësime të reja”, thotë Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa biznese, të cilat i kanë marrë këto mjete por që nuk kanë pasur humbje, por të njëjtat nuk kanë dashur të flasin.

Masë e paplanifikuar e Qeverisë

Përfitimi i bizneseve që nuk patën humbje, por që në disa raste edhe përfituan më shumë, për ekspertin e çështjeve ekonomike, Lekë Musa, po konsiderohet i paplanifikuar mirë nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo ishte një masë ku Qeveria e Kosovës ka dashur të ndërhyjë në një formë të shpejtë pasi që nuk ka mundur të bëjë një lloj planifikimi përkatës për të parë nevojat në sektorin që do të duhej të intervenohet”, thotë Musa për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë pandemisë, bizneset të cilat më së shumti u prekën në Kosovë, janë ato të cilat veprojnë në sektorin e gastronomisë, ndërkaq, ato të cilat nuk kishin humbje ishin barnatoret, kompanitë tregtare që ofrojnë shërbime online, marketet me pakicë, etj.

Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar bizneset këtë jave në bazë të numrit të punëtorëve të regjistruar në muajin dhjetor të vitit 2019, ndërkaq për bizneset e reja janë marrë të dhënat e muajit korrik të vitit 2020.

Nga shuma prej 60 milionë eurosh kanë përfituar 36.679 biznese me 206,852 të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtor të punësuar.

Deri më tani, janë ndarë 50 milionë euro për më shumë se 25 mijë biznese.

Të verifikohen përfituesit e ndihmës

Lekë Musa thotë që në të ardhmen, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një planifikim më të mirë për shpërndarjen e mjeteve.

“Pra, të ketë intervenime në sektor përkatës që do të kontribuojë në rritje të punësimit dhe kthimit të një trendi ekonomik ku ishte para pandemisë. Këta sektorë duhet të filtrohen në bazë të produktivitetit apo krijimit të vlerës së re, siç është sektori i bujqësisë, eksporti i shërbimeve e teknologjia informative”, vlerëson Musa.

Struktura e bizneseve tregon që kanë përfituar më së shumti ato biznese, të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës. Në këtë kategori hyjnë 36, 301 mijë biznese përfituese.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndarja e këtij fondi është një hap i mirë që i përfshin të gjitha bizneset, pavarësisht a kanë pasur humbje apo jo gjatë pandemisë.

“Bizneset, të cilat kanë pasur humbje më shumë, në të ardhmen do të duhet t’i paraqesin edhe me shkrim në mënyrë që të kenë përparësi karshi bizneseve si barnatoret, furrat e bukës, marketet me pakicë e të tjera, të cilat nuk kanë pasur humbje gjatë kësaj kohe të pandemisë”, thotë Shahini.

Ndryshe, humbjet që kanë pasur bizneset gjatë pandemisë, sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, janë të mëdha dhe nuk mund të kompensohen nga ndihma që qeveria ka dhënë gjatë kësaj kohe.

Për periudhën mars –gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi një miliard euro ka pasur më pak qarkullim sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak./REL

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

S’ka marrëveshje mes organizatorëve të ahengjeve dhe Qeverisë

Published

on

Takimi midis organizatorëve të ngjarjeve dhe Zëvendës Kryeministrit Fatmir Bytyqi, përfundoi pa marrëveshje konkrete. Tani për tani, protestat do të pezullohen, derisa të shihet efekti i ndihmës që ata duhet ta marrin. Industria e ngjarjeve ka kërkuar ndihmë financiare të pakthyeshme në formën e granteve për të mbuluar humbjet që tejkalojnë 60 përqind, por Qeveria ofron ndihmë një milion euro, që do të mbulojnë të paktën 40 ngjarje me karakter publik.

Alsat

Continue Reading

Business

Gati çdo ditë mbyllet nga një dyqan, pandemia i jep goditjet e fundit zejtarive në Maqedoni

Published

on

Situata te zejtarët është jashtëzakonisht alarmante. Disa prej tyre tashmë kanë i kanë mbyllur punëtoritë. U nevojiten para të freskëta në mënyrë që biznesi i tyre të mos dështojë plotësisht. Edhe zejtarët për çdo ditë e presin ndihmën shtetërore, sepse pretendojnë se likuiditeti i tyre është i dobët dhe nuk dinë si t’i mbajnë punonjësit e tyre.

Në Odë tonë kanë filluar të mbërrijnë kërkesa për ndërprerje, sepse zejtarët fshihen përmes Odës dhe arrijnë pyetje në lidhje me se cilat janë kushtet për fshirje nga regjistrat e zejtarëve, sepse nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe ngarkesës në pjesën e financave”, tha Aneta Atanasovska, drejtore ekzekutive e Odës së Zejtarisë.

Gjykojeni vetë se sa e rëndë është situata, në pesë ditët e fundit ju jeni i pari që hyni në dyqan, kështu u përpoq t’i shpjegojë telashet mjeshtri i kapelave Abdullah Mustafa. Përllogaritjet e tij tregojnë se puna e tij është zvogëluar deri në 90 për qind. Ai thotë se tani pret të pensionohet, dhe të marrë diku rreth 10 mijë denarë

Shpenzimet janë 1,200 euro paushall në vit, që duhet t’ia paguaj shtetit. I kërkova Odës së Zejtarëve në emër të kolegëve të mi që të na lirojnë nga këto shpenzime, kurrë nuk do të dilja në pension, këtu e them edhe tani, por mendoj se nuk do të ketë efekt”, tha Abdullah Mustafa, zejtar.

Përndryshe, 100 zejtarë nga Banka Zhvillimore kanë marrë kredi pa interes. Kusht për këtë ndihmë shtetërore ishte të dëshmojnë se kanë rënie reale të të ardhurave prej 20 për qind.

Shuma minimale e kredisë që mund t’i aprovohet një kredikërkuesi nga kjo linjë kreditore nuk mund të jetë më e vogël se 184,500 denarë. Për tregtar të vetëm dhe zejtar, shuma maksimale nuk mund të jetë më e madhe se 307,500 denarë”, thonë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë.

Në Odën e Zejtarisë në Shkup së ka rreth 2000 zejtarë, në nivelin e të gjithë vendit numri i zejtarëve është afër 4000. Përveç problemit financiar, brengë e vjetër e zejtarëve është edhe stafi i punës i cili gjithnjë e më vështirë është për t’u gjetur.

 

Ile Petreski

Alsat

Continue Reading

Business

Struga dhe Ohri me zbritje për turistët nga Serbia

Published

on

Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit. Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet  në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje. Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas. Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:

  • bileta falas për të gjithë muzetë
  • parkim falas në të gjitha qytetet
  • zbritje në të gjitha objektet gastronomike
  • zbritje në objektet e akomodimit
  • transferim i shpejtë në pikat kufitare

Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.

Miki Trajkovski

Alsat

Continue Reading

Trending