Maqedoni
Opozita shqiptare ngrit iniciativë për hetimin e punës së KSI-së
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
25.10.2020 14:19
Opozita shqiptare i ka propozuar kuvendit formimin e Komisionit hetues ndaj punës së Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Sipas tyre, komisioni i cili duhej të përballej me pandeminë, ka dështuar për shkak të politizimit të përbërjes. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, duke folur në emër të koalicionit ASH-AAA thotë se nuk mund të lejohet që pandemia të vazhdojë shtrirjen si tani, ndërsa KSI të rri duarkryq.
Çdo një organ shtetëror i cili ndërmerr hapa jo kompetente në kohë të nevojshme atëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi. Ne si grup parlamentar e kemi nisur këtë iniciativë dhe shpresoj të pranohet dhe të nisë me punë Komisioni Hetimorë. KSI është skajshmërish partiak. Aty janë anëtar partiak të dy partive në pushtet LSDM dhe BDI. Maqedonia është vendi i vetëm i cili akoma nuk ka strategji dhe algoritme se si të ballafaqohet me këtë situatë – deklaroi Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
Formimi i Komisionit Hetues shkon përmes prononcimit të Kuvendit në seancë plenare për nevojën e formimit të një komisioni të tillë. Më pas komisioni për zgjedhje dhe emërime përcakton numrin e anëtarëve nga shumica dhe opozita, ndërsa në propozim-vendimin duhet potencuar arsyeja dhe qëllimi për formimin e një trupi të tillë. Parimisht me komisionet hetuese udhëheq opozita. Në rast se komisioni formohet, mandati i tij vazhdon deri në shpërndarjen e Kuvendit. Opozita shqiptare do të ndërhyjë edhe me amendamente ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, për të cilin të martën pritet votimi i nevojës.
Shpresoj që Qeveria t’i pranojë këto propozime. Nuk i di konkretisht propozimet e tyre dhe me siguri grupi parlamentar ato do t’i shpjegojë në seancat e komisioneve dhe seancën plenare të Kuvendit – tha Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
Grupi parlamentar i ASH-AAA-së të hënën do të koordinohet për ndërhyrjet e nevojshme në propozim.
Adrian Kerimi
You may like

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar










