Connect with us

Maqedoni

MPB: 69 persona ndiqen penalisht për trafikimin e rreth 2700 emigrantëve

Published

on


Emigrantët që herë pas here shihen se ecin lirshëm nëpër territorin tonë, janë vetëm “karrem” në duart e trafikantëve, të cilët policia thotë se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kotrabanduesish me njerëz. Sivjet përmes aksionit “Refleks” pjesëtarë të MPB-së nga rajonet jug-veri asgjësuan dy grupe kriminale që kanë trafikuar emigrantë. Njësiti kombëtar për parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve përmes dy aksioneve kapi grupet me 21 anëtarë dhe tjetra me 14, të cilët ilegalisht transferuan refugjatë nga brezi gjelbër i kufirit jugor përmes territorit tonë deri në kufirin verior.

Gjatë këtij viti policia ka detektuar 88 raste të trafikimit me rreth 2,700 emigrantë. Për këto raste janë ngritur 56 kallëzime penale për 69 kryerësit e këtyre veprave. Numri i rasteve që kemi zbuluar është rritur për 54,4% për dallim nga viti i kaluar – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB tha se kryerësit e veprave që janë kapur kryesisht janë nga rajoni i Shkupit, Likovës, Manastirit dhe Strumicës; 7 të tjerë janë të huaj, 3 nga Turqia, 2 nga Gana, 1 nga Serbia, 1 nga Kosova. Ndërkaq, emigrantët që kapen në mënyrë ilegale përfundojnë në qendrat transitore të refugjatëve. Pas kalimit të afatit 21 ditorë, ata që refuzojnë të kthehen mbrapsht, kërkojnë azil politik ose ekonomik. Asnjëri nuk ka për qëllim të fitoj azilin në Maqedoni, thotë drejtori i kampit të azilkërkuesve në Vizbeg.

Përgjithësisht, azilkërkuesit vijnë për shkaqe ekonomike dhe e vazhdojnë udhën, nga ky numër i 700 personave sot kemi vetëm 22 këtu, ata ikin dhe nuk rrinë këtu. E shfrytëzojnë si vend për të pushuar dhe sipas rregullave ligjore shteti iu mundëson të rrinë këtu në pritje të vendimeve për azil – deklaroi Vlladimir Bislimovski, Qendra e azilkërkuesve në RMV.

Përderisa kufiri ynë me Greqinë është poroz për kontrabanduesit e emigrantëve, fqinji verior Serbia ke barrikaduar vijën kufitare me Maqedoninë. Por, këto dy të fundit kanë legjitimuar një strategji. Në Komisionin amë mori dritë jeshile propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RVM-së dhe asaj të Serbisë për bashkëpunim në fushën e luftimit të kontrabandës së emigrantëve.

Adnan Qaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending