Connect with us

Showbiz

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans shijojnë darkën romantike në ambient të hapur

Published

on

Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, Thom Evans, duket se lidhjen e tyre e kanë dërguar në tjetër nivel.

Dyshja janë marrëzisht të dashuruar, ndërsa edhe pa i bërë një vit së bashku, po kalojnë kohë të shumta mes vete, shkruan Mirror.

Së fundmi ata kanë vendosur që të gjejnë kohë për vete, teksa në disa imazhe në rrjete sociale shihen duke darkuar.

Çifti është parë me plot stil, ndërsa ushqimet dhe pijet i kishin vendosur në një tavolinë që gjendej në ambient të hapur.

Duke pozuar para kamerës, vendi në të cilin darkonin ishte në një pjesë të Los Angeles, ndërsa mbrapa tyre shiheshin edhe të mbjella.

Së fundmi për palët është aluduar se janë në pritje të fëmijës së parë, gjë të cilën nuk ka konfirmuar as këngëtarja. /Telegrafi/