Showbiz
Nis sonte Shqip Up Comedy Festival, nata e parë në Cyrih
Published
1 hour agoon
By

Shqip Up Comedy Festival nis sonte në Cyrih të Zvicrës, ku mbahet nata e parë e edicionit jubilar të festivalit, në Stadthalle Dietikon.
Në këtë mbrëmje pritet të ngjiten në skenë disa nga emrat e njohur të humorit dhe stand-up komedisë shqiptare, mes tyre Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser.
Mbrëmja do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi.
Përveç humorit, publiku do të argëtohet edhe me muzikë, pasi atmosferën do ta plotësojnë grupi legjendar Elita 5 dhe DJ.
Interesimi për festivalin ka qenë i madh, ndërsa nata e parë pritet të sjellë një atmosferë të veçantë për shqiptarët në Zvicër dhe më gjerë.
Telegrafi, partner medial i këtij organizimi, ndodhet në Cyrih për të përcjellë nga afër emocionet, atmosferën dhe momentet kryesore të festivalit. /Telegrafi/

You may like

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Nëse Arbenita do t’i kërkonte një mundësi të dytë, Fero: Me kënaqësi do t’ia jepja, por nuk mendoj se jam i duhuri për të

Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

Gjithçka gati për edicionin jubilar të ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Cyrih, sonte pritet spektakël i humorit shqiptar

Zoja Nushi tërheq vëmendjen me linjat atraktive trupore gjatë kohës që bën dush në shtëpinë e BBVK 5











