Showbiz
Në shenjë respekti për familjen mërgimtare që humbi katër anëtarë, Labi shtynë publikimin e këngës së re
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, kishte planifikuar që të publikonte këngën e tij më të re, në bashkëpunim me motrën e tij, Sarandën.
Mirëpo, për shkak të tragjedisë famëkeqe të së shtunës, ku katër anëtarë të një familje nga Ferizaj, u ndanë nga jeta nga një aksident me fatalitet gjatë kthimit nga Kosova në Zvicër.
Labi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, teksa edhe ka njoftuar se kjo do të jetë arsyeja që projekti muzikor i paraparë të publikohej në bashkëpunim me motrën e tij, do të shtyhet.
Labinot Tahiri dhe motra e tij (Foto: Labinot Tahiri/Instagram)
Në një postim në rrjetin social Facebook, Labi ka sqaruar se kjo ngjarje e ka lënë të mërzitur atë, si shumë bashkëqytetarë të tij të Ferizajt.
Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Në jetê kemi gëzime dhe mërzia apo hidhërime!
Ne vdesim edhe në vendlindjet tona, por raste si vdekjet kur gurbetqarët kthehen nga vendlindja dhe pësojnë humbje jete nga aksidentet e rrugês vërtet e dhimbshme.
Gjithçka që kishim me projektet tona shtyhen gjithsesi sepse ndajmë dhimbjen edhe me qytetarët e mi Ferizajas dhe me familjën që humbi 4 antarë.
Ngushëllime e nderuar familje!
Zoti ju dhashtë forcë e ti kujtoni pêrherë!
Labi -KOSOVË E SHQIPËRISË”. /Telegrafi/

Foto: SC/Labinot Tahiri/Facebook
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










