Connect with us

Showbiz

Bella Hadid kthehet nga pushimet, josh fansat me dukjen gjatë shëtitjes në New York

Published

on

Ajo sapo është kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi festoi ditëlindjen e 24-të me miqtë.

Por, Bella Hadid tashmë po shihet në rrugët e qytetit, aty ku po tërheq vëmendje të madhe të fansave, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja është fotografuar nga paparacit, ndërsa shfaqej e veshur me një fustan bezhë.

E zbukuruar me pulla ari dhe një rrip lidhës zinxhir, fustani përmbante një jakë të gjerë dhe mëngë të gjata.

Përmes kësaj paraqitje, ajo shpalosi këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara, për të cilat stërvitet mjaft shumë.

Ndërkaq, ajo ka rikujtuar festimet e ditëlindjes ‘tropikale’ në mediat sociale, pasi udhëtimi përfundoi javën e kaluar. /Telegrafi/

Showbiz

Jennifer Aniston kërkon që të mos votohet Kanye West për president

Published

on

Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Aniston, ka kërkuar nga fansat që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet në SHBA.

Reperi në nëntor besohet se shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime, shkruan DailyStar.

Kështu në një postim në rrjetin social Instagram, Aniston ka kundërshtuar votimin ndaj tij, duke bërë thirrje se zgjedhjet nuk janë qesharake.

(Foto: Instagram)

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se mbështetë kandidatin Joe Biden, teksa shpjegoi edhe arsyen e një veprimi të tillë.

Jennifer kishte ndarë edhe imazhe ku shihej duke votuar, ndërsa përmendi se votoi që shteti të bashkohej.

“Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë”, ka shkruar aktorja.

Përkundër thirrjeve të saj të mos e votojnë Kanye, ky i fundi gjatë kësaj jave kishte zbuluar kampanjën presidenciale, ku shpjegonte se çfarë do të bëjë nëse do zgjidhej president. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)

Continue Reading

Showbiz

Rita Ora me dukje natyrale mahnit fansat, teksa në fokus vë tiparet trupore

Published

on

Ajo në mënyre të vazhdueshme po surprizën fansat e saj me figura impresive.

Por, Rita Ora kësaj here ka vendosur të shfaqet nga palestra, ndërsa shihej e lodhur nga stërvitjet, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja këto imazhe i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa mahniti miliona ndjekësit e saj.

Bukuroshja shqiptare kishte vendosur që të jetë më e thjeshtë në veshje, teksa i dominonte më shumë ngjyra e zezë.

Flokët bionde zgjodhi që t’i shkapërderdhë lart kokës, kurse për makijazh ajo nuk kishte përdorur asnjë nga produktet.

Pas këtyre postimeve, ajo më pas kishte njoftuar fansat se është duke shkuar në shtëpi, ku fokusonte edhe këpucët e firmës ‘Nike’.

Për artisten me renome ndërkombëtare po aludohet edhe për një fejesë të mundshme, pasi u pa me një unazë diamanti, që mendohet se ia dhuroi Romain Gavras. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans ndajnë imazhe teksa stërviten së bashku

Published

on

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, Thom Evans po kalojnë kohë produktive së bashku.

Përpos çasteve romantike, dyshja më shumë shpenzojnë momente në palestër, duke u stërvitur, shkruan The Sun.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë në pozita interesante duke ushtruar.

(Foto: The Sun)

Vërehet dukshëm se çifti i njohur kanë figura të formësuara trupore, pasi edhe u përkushtohen këtyre pjesëve.

Sidoqoftë kësaj, fansat kanë aluduar me pozat e marra, që me ironi pyesnin nëse i praktikojnë të njëjtat edhe në shtrat.

(Foto: The Sun)

Ndërkaq, gjatë javës së kaluar ata janë parë në Kaliforni, duke darkuar në një vend të hapur.

Flitet se Nicole dhe Thom po planifikojnë të bëhen prindër në të ardhmen e afërt, por që ende nuk janë deklaruar personalisht. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)

Continue Reading

Trending