Showbiz
Në ditën e zgjedhjeve, Bleona qëndron në hotelin e Trumpit teksa mbështet kandidatin republikan
Published
6 years agoon
By
admin
Sot (e martë) më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbahen zgjedhjet presidenciale.
Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë për të parin e vendit, që do ta qeverisë ShBA-në për katër vitet e ardhshme.
Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë janë shumë entuziastë për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden, dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.
Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin në Amerikë.
Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në atë që njihet si “Trump International Hotel”, e cila ndodhet në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.
“Dhoma e ndenjës amerikane”, shkroi Bleona në një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një bluzë të bardhë dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.
Foto: Bleona/InstaStory
Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Donald Trumpin në këto zgjedhje, teksa ka pasur rastin që në të kaluarën edhe të takohet nga afër me presidentin Trump. /Telegrafi/

Bleona Qereti dhe Donald Trump (Foto: Bleona/Instagram)
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










