Showbiz
Moderatorja shqiptare, Viola Spiro me dedikim prekës pas humbjes së babait nga COVID-19
Published
6 years agoon
By
admin
Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Viola Spiro, ka humbur babanë e saj dy ditë më parë nga virusi vdekjeprurës COVID-19.
Siç raportojnë mediet shqiptare, i ati i Violës, Rudolf Spiro, 63 vjeçar, kurohej prej ditësh në Turqi dhe ka humbur jetën të dielën (1 nëntor).
Spiro së fundmi ka reaguar me një postim të ndarë në InstaStory, duke zgjedhur fjalët më prekëse dhe njëherësh më të bukura për të atin.
Viola Spiro (Foto: Instagram)
“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babanë tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm”.
“Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollën për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur”, ka shkruar ajo.

Viola Spiro (Foto: Instagram)
Viola përndryshe njihet për paraqitjet e saj në emisione e shfaqje të ndryshme televizive në Shqipëri. /Telegrafi/
You may like

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali










