Showbiz
Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja e njohur, Laurel Goodwin
Published
5 years agoon
By
admin
Aktorja e njohur, Laurel Goodwin, e cila ka luajtur me Elvis Presley në filmin e vitit 1962 “Girls!Girls!Girls!”, ka ndwrruar jetw nw moshwn 79-vjeçare.
Goodwin – e cila gjithashtu u shfaq në pilotin e parë të refuzuar të bërë për “Star Trek”, të titulluar “The Cage” – vdiq më 25 shkurt, sipas një nekrologjie të postuar nga familja e saj, ndwrsa shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
Ish-modelja ka lindur në Wichita tw Kansas, më 11 gusht 1942, por më vonë u zhvendos në San Diego gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimisht në San Francisko me familjen e saj.
Foto: Getty
Pasi mbaroi shkollën e mesme Lowell, ajo ndoqi pasionin e saj për aktrimin duke studiuar për dramë në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, shkruan People.
Goodwin më vonë nënshkroi një kontratë me Paramount Pictures në moshën 19-vjeçare. Filmi i saj i parë i madh ishte komedia muzikore e vitit 1962 Girls!Girls!Girls, në të cilin ajo luajti përkrah Mbretit të ‘Rock and Roll-it’.

Foto: Shutterstock
Ajo vazhdoi të shfaqej në filma të tjerë si “Papa’s Delicate Condition”, “Stage to Thunder Rock”, “Law of the Lawless” dhe “The Glory Guys”.
Përveç suksesit të saj në film, Goodwin u shfaq edhe në shumë role në televizion.
Sipas IMDb, paraqitje të tjera televizive përfshinin “The Hero”,“The Partners”,”The Beverly Hillbillies”,”Get Smart”,”The Virginian” dhe “Run Buddy Run”, ndër të tjera.

Foto: Getty
Goodwin ishte gjithashtu e përfshirë në prapaskenë me bashkëshortin e saj, Walter Wood. Në vitin 1983, çifti prodhoi “Stroker Ace”, me protagonistë Burt Reynolds dhe Loni Anderson.
Pasi u tërhoq nga aktrimi në 1971, Goodwin ndoqi një karrierë në infermierinë në shtëpi dhe më vonë u kujdes për burrin e saj kur ai u sëmur deri në vdekjen e tij, sipas StarTrek.com.
Goodwin ka lënë pas motrën e saj, Maureen Scott. /Telegrafi/
You may like

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare










