Showbiz
Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve
Published
2 days agoon
By

Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, ka diskutuar me Behare Maksutajn, për raportet me banorët meshkuj brenda shtëpisë, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si mund të perceptohen këto afrimitete nga partneri i saj jashtë.
Gjatë bisedës, tregoi se ndihet në siklet kur partneri e sheh duke komunikuar me Akilin apo Fuegon, pasi mendon se disa nga këto situata mund të keqinterpretohen.
Anjeza veçoi edhe raportin me Sharrin, duke përmendur se ata zakonisht qëndrojnë në shoqërinë e Antonetës dhe se nuk mendon që kjo mund të ngjallë dyshime te partneri i saj.
Foto: Screenshot/YouTube
Megjithatë, për komunikimin me Akilin dhe Fuegon, pranoi se ndihet më e rezervuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljet që mund të duken provokuese.
“Për shoqërinë tem me Sharrin, diqysh na jena nonstop treshe, Sharri, Antoneta. S’menoj që dyshon… Kur më sheh mu t’u komuniku me Akilin, Fuegon, se edhe Akili pak provokues…”, u shpreh ajo.
Më tej, banorja theksoi se e njeh mirë partnerin dhe se mendon që ai mund të shqetësohet edhe nga afrimiteti i zakonshëm me ndonjë prej djemve brenda shtëpisë.
“Unë e njoh burrin tem, e njoh edhe e di, veç pse rri afër me dikon, tutet mos po ndodh najsen me mu sa t’jom mrena qitu”, deklaroi Anjeza mes tjerash. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










