Showbiz
Adriana Matoshi duket atraktive në paraqitjen e radhës: Nëse gruaja është e lumtur, ajo zbukurohet
Published
5 years agoon
By
admin
Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, vazhdon të marrë vëmendje me postimet që publikon në rrjete sociale.
Meqenëse është aktive në Instagram dhe ndiqet nga mijëra njerëz, ajo shpesh sjell të reja për admiruesit dhe miqtë.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje duket atraktive në imazhet e reja, ndonëse përkujdeset gjithnjë për pamjen dhe stilin unik.
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)
Biondja është shfaqur me një këmishë të gjelbër dhe pantallona të zeza, ndërsa mbante në kohë një rreth dekorues.
“Nëse gruaja është e lumtur, ajo zbukurohet. Në rastin tim edhe pak ‘faceapp’”, tha Matoshi duke treguar se përdori edhe pak ndërhyrje përmes aplikacionit.
“Dashuri për të gjitha ju gra dhe vajza”, vazhdoi ajo.
Krahas angazhimeve të shumta, artistja këtë kohë është pjesë edhe e serialit komik “Sha je be tu folën”. /Telegrafi/
You may like

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji










