Showbiz
Pasi hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, menaxhmenti i Bejtës del me një sqarim
Published
14 hours agoon
By

Këngëtari i njohur Daors Bejta, i cili fillimisht u bë i njohur me emrin artistik Bejta, hoqi mbrëmë syzet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke surprizuar publikun me këtë veprim.
Menjëherë pas këtij momenti, menaxhmenti i tij publikoi këngën “Dera”, pjesë e EP-së së fundit të artistit. Videoklipi i kësaj kënge ishte xhiruar paraprakisht, ku Bejta shfaqet pa syze.
Përmes një postimi në Instagram, ekipi i këngëtarit bëri të ditur se publikimi i këngës ishte planifikuar pikërisht për momentin kur ai do të vendoste t’i hiqte syzet gjatë spektaklit.
“Heqja e syzeve të Bejtës ka qenë e pashmangshme: ajo që nuk dihej ishte momenti kur do te ndodhte”.
“Menaxhmenti i tij jashtë shtëpisë së Big Brother kishte planifikuar që kurdo që Bejta të hiqte syzet, të lansohej edhe ‘Dera’. Pikërisht për këtë arsye edhe videoklipi ishte xhiruar paraprakisht pa syze”.
Tutje, ekipi bëri të ditur se “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors”, të cilën artisti e ka lënë qëllimisht për në fund, pasi sipas tyre, ajo ka një domethënie shumë personale për të.
You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Megyn Kelly kritikon ashpër Nicole Kidman: Je 60 vjeç, nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja










