Showbiz
Lady Gaga inkurajon ndjekësit të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa tregon gabimin që bëri lidhur me emrin e saj
Published
6 years agoon
By
admin
Lady Gaga ka kohë që ka ngritur zërin dhe ka përdorur platformat e saj të rrjeteve sociale për të folur rreth çështjeve që kanë të bëjnë më njerëzit dhe jetën e tyre.
Dhe fituesja 11 herë e ‘Grammy’ ka nxitur dhe inkurajuar së fundmi fansat për të ngritur zërin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo zbuloi të dielën se nënshkroi emrin e saj të inskenuar në fletën e votimit, ndërsa paralajmëroi 44.6 milionë ndjekësit që të mos bënin të njëjtin gabim.
Lady Gaga (Foto: Instagram)
34-vjeçarja postoi një selfie të mrekullueshme ku shfaqet e buzëqeshur me një triko të shkurtër të bardhë, teksa vuri në pah barkun e tonifikuar.
“Gëzuar të dielën! Po dërgoj dashuri dhe po ua kujtoj se nënshkrimi juaj në fletën tuaj të votimit duhet të përputhet me emrin e vërtetë që jeni e regjistruar në shtetin tuaj”.
“Kur duhet të nënshkruaj dokumente ligjore, e përsëris Stefani Germanotta pa pushim në kokën time që të mos nënshkruaj aksidentalisht si Lady Gaga”.
“Unë do të shmang atë gabim dhe do të sigurohem që vota ime të llogaritet. Drejtohuni tek Vote.org për të marrë të gjitha votat përmes rregullave të postës, afateve dhe informacioneve të tjera të renditura shtet pas shteti”, vazhdoi Gaga.

Lady Gaga (Foto: Instagram)
Gjatë këtyre ditëve, reagimet e të famshmëve kanë qenë të shumtë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke shprehur mbështetjen e tyre për liderët politikë.
Taylor Swift haptazi ka shprehur përkrahjen e saj për Joe Biden, ndërsa vazhdon çdo ditë të inkurajojë fansat që të votojnë.
Lady gjithashtu i është bashkuar iniciativës së Tracee Ellis Ross, Chelsea Handler dhe Kerry Washington. /Telegrafi/
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










