Showbiz
Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut
Published
29 minutes agoon
By

Ylli i muzikës latine, Maluma, pritet të vijë në Prishtinë në kuadër të turneut të tij botëror për vitin 2027.
Këngëtari kolumbian ka publikuar në rrjetet sociale posterin zyrtar të turneut të ri, të titulluar “LOCO X VOLVER World Tour 2027”, ku në mesin e qyteteve të përzgjedhura figuron edhe kryeqyteti i Kosovës.
Në poster shfaqen disa qytete nga Amerika Latine, Evropa dhe Amerika e Veriut, ku artisti pritet të mbajë koncerte gjatë turneut të tij të ardhshëm.
Maluma e ka shoqëruar publikimin me mbishkrimin në gjuhën spanjolle: “¿Dónde nos tomamos el cafecito?”, që në shqip përkthehet: “Ku do ta pimë kafen së bashku?”, duke iu drejtuar fansave të tij në qytetet ku do të performojë.
Përfshirja e Prishtinës në këtë listë është një lajm i veçantë për fansat kosovarë të artistit, i cili është një nga emrat më të njohur të muzikës latine në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje konkrete për datën e koncertit në Prishtinë, lokacionin ku do të mbahet apo mënyrën e shitjes së biletave.
Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare me hite të shumta dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore. /Telegrafi/
You may like

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni











