Showbiz
Kim Kardashian sqaron se përse duhej të mbaronte shfaqja “Keeping Up With The Kardashians”
Published
6 years agoon
By
admin
Kim Kardashian është hapur në lidhje me vendimin që mori për t’i dhënë fund shfaqjes “Keeping Up With the Kardashians”, duke sqaruar se ishte koha për një ‘pushim’ për familjen e famshme.
Kolektivi ‘Kardashian’ ka treguar pothuajse gjithë jetën para kamerave për 14 vitet e fundit, që përfshin njëherësh 19 seritë mbresëlënëse të tyre.
Por në fillim të shtatorit, Kim, motrat e saj Kourtney dhe Khloe dhe nëna Kris Jenner njoftuan se shfaqja do të përfundojë me sezonin e 20-të.
Kim Kardashian së bashku me motrat e saj (Foto: Getty Images)
Duke folur për Grazia në lidhje me vendimin, Kim shpjegoi: “Kjo ishte një ëndërr e të gjithëve. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të kalonim dy sezone. Tani jemi në serinë e 20-të.
Ndonjëherë na duhet vetëm një pushim. Është vërtet e thjeshtë. Na duhet vetëm një minutë për t’u rikthyer sërish”.
“Ju e dini, ne nuk kemi pushuar që 14 vjet. Kemi nevojë për pushim. Dhe tani kemi fëmijë, edhe ata kanë nevojë për neve”.
“Ka kaq shumë gjëra që po ndodhin, madje vetëm për një minutë na duhet një pushim”, shtoi më tej Kim.

Keeping Up With the Kardashians (Foto: The Jakarta Post)
Grupi – i cili më parë ka përfshirë edhe ish-in e Kourtney, Scott Disick dhe ish-burrin e Kris Jenner, Caitlyn Jenner – dhuroi shfaqje të mahnitshme ndër vitesh.
Kris ka shpërthyer në lot derisa po flisnin për përfundimin e shout dhe tha: “Mendoj që numri 20 tingëllon mirë për vitin 2020, kjo është koha e duhur që të kemi një pushim”. “Ne kemi pasur një lëvizje të mahnitshme dhe jemi shumë mirënjohës për çdo moment dhe për të gjithë ata që punojmë”. /Telegrafi/

Keeping Up With the Kardashians (Foto: Entertainment Weekly)
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri










