Showbiz
Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena
Published
18 hours agoon
By

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka humbur dy kilogram, duke treguar se mezi është ushqyer dhe nuk ka arritur të bëjë gjumë të mjaftueshëm.
Kjo vjen pasi influencerja theu heshtjen së fundmi për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur pretendon se ishte bullizuar nga një grup vajzash në Facebook.
Grupi në të cilin, sipas saj, ishte bullizuar, administrohej në atë kohë nga banorja aktuale e Big Brother VIP Kosova, Jona Krasniqi.
Së fundmi, Doresa ka treguar se kjo situatë dhe reagimet që pasuan vendimin e saj për të folur publikisht kanë ndikuar edhe në gjendjen e saj emocionale dhe fizike.
Ajo ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve mezi ka arritur të ushqehet dhe të flejë, ndërsa ka reaguar edhe ndaj, siç i cilëson ajo, gënjeshtrave që po përhapen për të.
“Këto ditë mezi kam hanger, mezi kam flejtë… Mundeni me vazhdu me përhap rrena për mu. E kam ditë shumë mirë, çfarë rreziku po marr në momentin që vendosa me e ngritë zërin. E kam ditë që keni me m’vërsulë dhe keni me provu me më shkatërru edhe ma shumë, tamam qysh keni bo krejt këto vite”, ka shkruar Doresa.
“Vazhdoni rrenat tuaja, sa të doni, unë nuk ka me ra në nivelin tuaj e as nuk ka me ju dhanë vëmendjen që po e kërkoni”.
“Por një gjë ju premtoj: Ka me u çu përsëri. Ka me vazhdu përpara. Nuk keni me më thy. Shihemi së shpejti”, përfundoi ajo.
Ndërkohë, influencerja ka publikuar edhe një fotografi të vetes në peshore, ku ka treguar peshën aktuale, duke bërë të ditur se ka humbur dy kilogramë gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/
Foto: Doresa / Instagram
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










