Connect with us

Showbiz

Jennifer Lawrence flet para zgjedhjeve presidenciale, thotë se Trump ndryshoi pikëpamjet e saj politike

Published

on

Jennifer Lawrence është duke u hapur për mënyrën se si pikëpamjet dhe përkatësitë e saj politike kanë ndryshuar gjatë gjithë viteve.

Ylli i “Hunger Games” në një paraqitje të saj në “Absolutely Not” vuri në dukje se pavarësisht nga fakti se ajo ishte rritur në një familje republikane, që nga ajo kohë ka ndryshuar kursin ‘bazuar në gjërat’ që ka ‘mësuar’.

“Për herë të parë kur votova, unë kam votuar për John McCain. Unë isha pak republikane”, tha Lawrence, sipas USA Today.

Jennifer Lawrence (Foto: Vianney Le Caer/Invision/AP, File)

Akoma, aktorja 30-vjeçare tha se ‘gjithashtu mund të shihte që çështjet shoqërore nuk ishin në përputhje me pikëpamjet e saj’.

E njëjta pranoi se në zgjedhet kur fitoi Trump në 2016, ndryshoi gjithçka për të ecur përpara.

Shumë duke përfshirë Lawrence, e shikuan si një mundësi të qartë të humbur për Trump që të paktën të zbuste publikisht ndarjen racore si një udhëheqës i vendit, por më shumë si një shpërfillje e qartë e racizmit në tërësi.

“Unë nuk dua të mbështes një president që mbështet supremacistët e bardhë”, shtoi biondja.

Të mërkurën, Lawrence deklaroi se presidenca e Barak Obamës dukej shumë më e butë se ajo e administratës aktuale.

Në një intervistë me revistën V në fillim të këtij muaji, Jennifer deklaroi se do të përkrahte Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Unë jam duke votuar për Joe Biden dhe Kamala Harris këtë vit sepse Donald Trump do të vazhdojë ta vendosë veten para sigurisë dhe mirëqenies së Amerikës”, tha ajo. “Ai nuk përfaqëson vlerat e mia si një amerikane, dhe më e rëndësishmja si një qenie njerëzore”. /Telegrafi/

Jennifer Lawrence (Foto: V Magazine)

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending