Sport
Ja kush e udhëhoqi aksionin për bombardimin e shtëpisë me 7 çati të sportistëve të Kosovës – Bota Sot
Published
6 years agoon
By
admin
Në ditën e fundit të muajt mars përkatësisht me 31 mars të vitit 1999, është bombarduar shtëpia me 7 çati e familjes së shtatë vëllezërve, shtatë karateistëve të Kosovës, Fahri, Gani, Haki, Rexhë, Sylë, Nebih dhe Halil Mahalla!
Familje sportistësh, kontribues jo vetëm në sport por edhe të çështjes kombëtare, shtëpinë e tyre e kishin shndërruar në shkollë në vitet e 90-ta, pikërisht në rrugën e Pleshinës në Ferizaj, po aty e kishin edhe sallën e improvizuar të sporteve luftarake!
Pushtuesi serb u hakmor, një javë pasi NATO nisi bombardimet ndaj caqeve të agresorit serb!
Raportohet se aksionin e ka udhëhequr milici famëkeq Boban Kërstiq me urdhër të komandantit Mitiq! Raportohet se Kërstiq është pa te rruga e lagjes Sherreti duke komanduar forcat e milicisë speciale dhe paramilitare serbe, të cilat kishin rrethuar me autoblinda shtëpinë me 7 çati të sportistëve.
Shtëpia ishte minuar dhe hedhur në ajër, por fatmirësisht pa asnjë viktimë, pasi që vëllezërit Mahalla përmes një korridorit nëntokë janë shmangur dhe shpëtuan.
Alsat







