Connect with us

Sport

Shaqirit i kërkohet të kthehet në Bundesliga

Published

on

Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, pritet të largohet nga Liverpool në ditën në vijim.

Atij i është kërkuar që të kthehet sërish në Bundesliga, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ish-menaxheri Ottmar Hitzfeld i ka kërkuar mesfushorit 28 vjeçar që të kthehet në Bundesligë.

“Xherdan Shaqiri duhet të transferohet në një klub ku ai luan rregullisht”, ka thënë Hitzfeld.

“Ai duhet të argëtohet përsëri, të gjithë duam ta shohim Xherdanin të lumtur përsëri”.

“Një lëvizje do të ishte e mirë për të gjithë tifozët e tij”.

Alsat