Connect with us

Sport

Reja lë jashtë 5 titullarë kuqezi/ Rinovohet kombëtarja ( LISTA E PLOTE)

Published

on

Revolucioni kuqezi ka nisur në heshtje në kombëtaren shqiptare teksa mesditën e kësaj të shtune trajneri Edi Reja bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 sfidat e tetorit: në fillim miqësorja me Armeninë e më pas dy takimet e tjera me Kazakistanin dhe Lituaninë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ajo që bie sy dukshëm është mungesa e 5 titullarëve si Hysaj, Cikalleshi, Balaj, Roshi, apo Sadiku.

“Është e vështirë t’i lënë lojtarët të lirë. Kemi folur me Napolin edhe tani kanë dalë me COVID-19 disa lojtarë. Më kanë kërkuar të mos e marrim Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia, edhe lufta në Armeni.’Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024-ën, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës”, theksoi Reja.

Trajneri italian sqaroi se edhe pas disfatës me Lituaninë, kombëtarja vijon të ketë të njëjtin objektiv.

Djemtë e rinj në skuadër tregon se lista do të jetë dhe një projekt i së ardhmes por sipas teknikut Reja, përfaqësuesja shqiptare e ka një 11-she titullarë.

“E kam 11-shen fikse. Përveç Veselit dhe Mihajt që kanë bërë rotacione. Dua ta shikoj dhe Kumbullën në fushë. Është i njëjti formacion që nuk ka shumë ndryshime. Manaj dhe Cikalleshi, Broja dhe Vrioni janë paraqitur mirë dhe dua t’i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë”, theksoi Reja.

Shqipëria do të luaj miqësoren e parë në datën 7 tetor në Armeni ndërsa dy sfidat e vlefshme për Ligën e kombeve janë në 11 tetor në Kazakistan dhe 3 ditë më vonë në Lituani.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending