Connect with us

Showbiz

Gwen Stefani vë në fokus unzën 500 mijë dollarëshe nga fejesa me Blake Shelton

Published

on

Gwen Stefani së fundmi ka bërë të ditur fejesën me Blake Shelton, pesë vite që kaluan së bashku.

Këngëtarja e njohur pranoi propozimin e ëmbël nga muzikanti, ndërsa shkrepën edhe imazhe nga momenti i lumtur, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, Gwen është parë duke shëtitur në rrugët e Beverly Hills, teksa fansat vërejtën një detaj teka ajo.

Bëhet fjalë për unazën e fejesës, vlera e të cilës arrin 500 mijë dollarë, të cilën ia dhuroi Shelton.

Ajo shfaqej me një veshje komode, teksa lëvizjet e saj me duar i theksuan unazën unike e me shkëlqim.

Fytyra e saj ishte mjaft e mbuluar përmes një palë syzeve, përfshirë edhe maskën mbrojtëse kundër COVID-19.

Ajo dhe Shelton bën të ditur lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2015, ndërsa ishin pjesë e jurisë së “The Voice”. /Telegrafi/

Showbiz

Eni Koçi paralajmëron këngën “Lamtumirë”

Published

on

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që ‘rrëmbeu’ zemrat e fansave qysh në moshë të re.

Bëhet fjalë për Eni Koçin, e cila ndër vite ka mbajtur të azhurnuar fansat përmes postimeve për jetën dhe karrierën profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Eni ka bërë të ditur se do të sjellë këngën më të re.

“Lamtumirë” mban titullin projekti muzikor, i cili do të lansohet në platformat digjitale me tre dhjetor.

Eni po ashtu ka zgjedhur që të ndajë disa sekuenca nga klipi, ku ajo shihet duke kalëruar.

(Foto: Instagram)

Sidoqoftë kësaj, “Sekreti” mbetet kënga e saj e fundit e realizuar para një viti. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Ndërron jetë reperi Lil Yase, pasi u qëllua me armë në San Francisco

Published

on

Ylli në rritje, Lil Yase ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e diel) në moshën 25-vjeçare.

Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes, në një studio muzikore në Marin County, në veri të San Francisco, shkruan Daily Mail.

Ai dyshohet se u largua vetë rreth orës 11:30 ose mesnatës, duke thënë se do të kthehej menjëherë.

Por në orën 1:00 të mëngjesit, doli lajmi për vdekjen e Yase, pasi edhe iu gjet trupi i pajetë.

I lindur si Mark Antonyyo Alexander, vrasja e tij ka shkatërruar dhe tronditur rrethin e tij të ngushtë, i cili mendon se artisti nuk kishte armiq.

Yase ishte një reper i përkushtuar i cili ishte përqendruar në labelin “Highway 420 Productions”, si dhe muzikën e tij. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

“Nga nesër fillojnë dasmat”, Afrim Muçiqi reagon pas tubimeve në Podujevë

Published

on

Gjatë ditës së sotme (e diel) janë parë një grumbull i personave në Podujevë, ani pse veprime kundër pandemisë coronavirus.

Kjo vjen pasi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Për tubime të tilla nuk e ka lënë pa reaguar as edhe këngëtari Afrim Muçiqi, i cili deklaroi në RTV Dukagjini se dasmat fillojnë nga nesër.

“Është një porosi ironike se pse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë këta politikanë që na kanë thënë të mbajmë distancën e të ndalojnë një aheng familjar”, është shprehur ai.

Mes tjerash Muçiqi shtoi: “Është tallje. Absolutisht jo, unë jam i popullit që 33 vite nuk jam me asnjë parti. Ka qenë një masë e pakontrolluar. Gjatë gjithë kohës na kanë thënë të mbajmë maskat e distancën”.

Ai përndryshe që në fillimet e ashpërsimit të masave ka kërkuar që dasmat, ahengjet familjare të mbahen duke respektuar masat AntiCOVID. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending