Showbiz
Gjiko thotë se Blunt dhe Real 1 kanë vdekur si artistë, realizon një ‘diss’ për ta në mes të emisionit
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur Gjiko, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar dhe mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ndërsa është përballur me lojëra të ndryshme.
Në sfidën me Paintball, është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’, përgjigjen e së cilave e ka dhënë duke goditur fotografitë e këngëtarëve në tabelë.
Gjiko (Foto: YouTube)
“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”, ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e tij, duke shënjestruar reperët Blunt dhe Real1.
Një tjetër pyetje për reperin nga Peja ishte se cilit prej reperëve në tabelë do t’i bënte ‘diss’ dhe shënjestra ishin përsëri Blunt dhe Real1.
Më pas, Gjikos iu kërkua t’i kushtonte disa rreshta kolegëve. I njëjti fillimisht refuzoi, duke thënë: “Pse t’i bëj të famshëm, sa kanë vdekur pse duhet t’i ringjall?” Megjithatë, dy vargje nuk kanë munguar nga ai.
“Gjith i njëjti Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi.E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ka qenë ky ‘diss-i’ i reperit i realizuar në studio për të dy reperët.
Kujtojmë që Blunt në vitin 2018 ka bërë disa fyerje kundrejt Ledri Vulës dhe Gjikos, gjë që bëri të ketë më pas reagime edhe nga këta të fundit. /Telegrafi/
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri










