Connect with us

Showbiz

E veshur në të zeza dhe me kryq të përgjakur në kokë, Ronela Hajati tregon transformimin e saj të frikshëm për Halloween

Published

on

Sot më 31 tetor festohet ajo që njihet si nata më e frikshme e vitit, Halloweeni.

Me këtë rast, shumë njerëz maskohen dhe transformohen në një personazh të frikshëm, pasi tradita e kësaj feste e kërkon.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka realizuar një makijazh të veçantë me rastin e festës së Halloweenit.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ajo është veshur në të zeza, ndërsa ka vizituar një kryq të përgjakur në ballin e saj.

Këngëtarja gjithashtu kishte edhe disa vija të kuqe të lyera poshtë qafës, për t’i ngjasuar rrjedhës së gjakut.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Kujdes sot”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa falënderoi bashkëpunëtorët që kishin arritur ta transformonin në këtë formë.

Përndryshe, projekti muzikor i këngëtares mbetet kënga përcjellëse për klubin KF Tirana, “Bardh’ e blu” në bashkëpunim me DJ Sardin. /Telegrafi/