Connect with us

Showbiz

Loredana me tatuazh të ri kushtuar babait të ndjerë

Published

on

Rep-artistja e njohur, Loredana, ka arritur që për një kohë të shkurtër të debutojë në tregun gjermanfolës.

Ajo së fundmi ka sjellë disa projekte që kanë rezultuar mjaft të pëlqyera, teksa përqendrimi i saj nuk qëndron vetëm këtu.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë një imazh të një tatuazhi tjetër.

Shkrimi është pozicionuar poshtë qafës së saj në të cilin shkruan një datë, që përkon me prindin e saj.

Po ashtu pasi në mbishkrim shkroi se është vajza e babit, duket se ajo po tenton ta bërë edhe më shumë krenarë të ndjerin.

Përndryshe, Lori ndodhet në Kosovë, ku edhe gjatë ditës së sotme (e premte) u pas sërish me Mozzik. /Telegrafi/