Showbiz
Dikur simbol i bukurisë, tejkaloi krizën nervore dhe sot 60-vjeçarja Kim Wilde akoma performon
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja Kim Wilde ishte një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në fillim të viteve të tetëdhjeta, ndërsa këtë muaj (18 nëntor) e ka festuar 60-vjetorin e lindjes.
Megjithëse ishte në kulmin e popullaritetit të saj në shekullin e kaluar, ajo akoma performon – transmeton KP.
Këngëtarja ka publikuar 12 albume deri më tani, kurse i fundit i quajtur “Another Step” doli në vitin 2012.
(Foto: Instagram/kimwildeofficial)
Në kohën e saj të lirë merret edhe me kopshtari dhe siç u ka thënë mediave britanike disa vjet më parë, ajo ra në dashuri me të pas një krize nervore, të cilën e kishte në kulmin e karrierës.
Disa vjet më parë, Wilde e gjeti veten në faqet e para të mediave botërore, kur pretendonte se kishte parë jashtëtokësorë.
“Unë isha në kopsht me një mik dhe një grua, një ditë pasi Michael Jackson vdiq dhe ne pamë dy drita të ndritshme në qiell”.

(Foto: Instagram/kimwildeofficial)
“Ato dukeshin si hëna, por shumë më të mëdha. Qëndruan pezull dhe pastaj filluan të lëviznin shpejt. E tëra zgjati 20 minuta dhe nuk ishim të vetmit që i pamë, pasi u shkrua në gazetat lokale”.
“Kjo më ndryshoi jetën, u ndjeva e lidhur me universin, më frymëzoi dhe më solli shpresë. Mendoj se është si kur dikush thotë se ai e pa Zotin “, ka deklaruar ajo për BBC.
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri










