Connect with us

Showbiz

ASAP Rocky dhuron ushqim për strehimoren ku dikur jetoi

Published

on

Reperi amerikan, ASAP Rocky duket se nuk ka harruar se nga vjen, kjo pasi vendosi që personalisht t’i dhurojë 120 vakte ushqimore familjeve në një strehimore ku ai dhe nëna e tij dikur kishin jetuar në fillim të viteve 2000.

Artisti i popullarizuar këtë e bëri në prag të Ditës së Falënderimeve, i cili ofroi 120 vakte të nxehta nga restoranti i tij i preferuar, ‘Amy Ruth’s Restaurant’.

I nominuari dy herë për çmimin ‘Grammy’ i shërbeu 83 familjeve, përfshirë 111 fëmijë.

Asap Rocky

Rocky ndërkohë u përmbahej rregullave ndaj COVID-19, duke respektuar distancën sociale.

Ky veprim i tij u komentua gjithandej, meqë Rocky dhe nëna e tij, Renee Black, qëndruan në strehimore në fillim të viteve 2000.

Raportohet se ASAP dhe nëna e tij përfituan nga shërbimet e shpëtimit të strehës dhe kjo ishte një arsye e madhe pse ai donte të merrte pjesë dhe t’i kthehej vendit që u siguroi atyre një shtëpi të përkohshme kur ata kishin më shumë nevojë.

Asap Rocky (Foto: Getty Images)

Gjesti ishte veçanërisht domethënës gjatë kësaj kohe, ndërsa familjet luftojnë mes një pandemie për të përmbushur nevojat e tyre më themelore. /Telegrafi/