Showbiz
Bebe Rexha publikon fotografi nga fëmijëria me vëllanë e saj: Dua të kthehem prapa në jetën e thjeshtë
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë nostalgjike për të kaluarën.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në raste të caktuara nuk mungojnë edhe imazhet e shumë viteve më parë.
Së fundmi, Rexha ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllanë e saj, Florentin, kur ishin të vegjël.
“Ditët e mira të vjetra me Florentin. Më kthe prapa në jetën e thjeshtë”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Nga pamjet duket se Bebe Rexha ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël, teksa të njëjtën e kanë thënë edhe ndjekësit e saj të shumtë në hapësirën për komente.
Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.
Ata u rritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. /Telegrafi/
Bebe Rexha dhe vëllai i saj, Florenti (Foto: Florent Rexha/Instagram)
You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










