Connect with us

Showbiz

Kris Jenner reagon pas kritikave për ditëlindjen e 25-të të Kendall: Ne përpiqemi gjithmonë të ndjekim rregullat

Published

on

Gjatë fundjavës, modelja Kendall Jenner, u kritikua mjaft shumë për organizimin e një feste ditëlindjeje të mbushur me njerëz, pavarësisht nga pandemia e coronavirusit.

Tani, Kris, 64 vjeçare, është hapur për reagimin e ashpër ndaj vajzës së saj gjatë një paraqitje në Andy Cohen në “Radio Andy” të hënën.

“Ne jetojmë jetën tonë, duke u përpjekur të jemi thjesht njerëz të mirë”, tha ylli i “Keeping Up With the Kardashians”. “Ne kemi të bëjmë me shumë njerëz që kanë mendime të ndryshme, dhe gjithçka që mund të bëjmë është të jetojmë jetën tonë në mënyrën më të mirë se si të dimë dhe si të jemi të përgjegjshëm dhe të bëjmë gjënë e duhur. Dhe ne po e bëjmë atë saktësisht”.

Kris Jenner (Foto: Getty Images)

Jenner këmbënguli se ajo është ‘shumë e ndjeshme ndaj asaj që po ndodh’ dhe pranoi se ajo dhe familja e saj ‘janë shumë me fat që punojnë në një industri ku ne testohemi një ose dy herë në javë’.

Ylli shpjegoi se familja testohet para çdo lloj “’mbledhjeje’, pa marrë parasysh gjërat tjera.

“Në ahengun e Kendall, të gjithë u testuan para se të hynin në derë dhe u duhej të prisnin një gjysmë ore derisa të dilnin rezultatet”, shpjegoi Jenner, e cila gjithashtu tha se mysafirët u testuan ‘disa ditë para’ organizimit. “Pra, ne jemi me të vërtetë të përgjegjshëm dhe sigurohemi që të gjithë në familjen tonë dhe miqtë tanë më të ngushtë të testohen”.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Ajo shtoi: “Ne bëjmë atë që mundemi. Ne përpiqemi t’i ndjekim rregullat. Dhe më pas nëse njerëzit komentojnë dhe kritikojnë, ne nuk mund t’i ndalim. Thjesht ne kontrollojmë se si sillemi, dhe mundohemi të bëjmë më të mirën”.

Kendall nuk është e vetmja nga familja Kardashian që u kritikua për festën, pasi Kim javë më parë u përfol për kremtimin e një feste me miqtë dhe familjen në një nga ishujt më të famshëm në botë, Tahiti. /Telegrafi/