Connect with us

Showbiz

Yjet shqiptarë solidarizohen me ngjarjen tragjike në Vjenë, shprehin ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist

Published

on

Të paktën katër persona u vranë në një “sulm terrorist” në Vjenë, gjatë mbrëmjes të së hënës.

Natën e kaluar u tha se dy persona vdiqën, por gjatë orëve të para të ditës së sotme është raportuar edhe për një të vdekur, raporton Reuters.

Disa sulmues hapën zjarr me armë automatike në gjashtë vende në të gjithë Vjenën. Ministri austriak i Brendshëm, Karl Nehammer tha se ishte një sulm terrorist.

Lidhur me ngjarjen, emra të shumtë kanë reaguar për mbrëmjen tragjike të kryeqytetit austriak.

Disa reagime nuk munguan edhe nga të famshmit shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale nën hashtagun “#PrayforVienna (Lutje për Vienën)”.

Në vazhdim ju sjellim disa prej reagimeve të yjeve shqiptarë lidhur me ngjarjen e kobshme të mbrëmjes të së hënës në shtetin austriak. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory

Foto: Afrona Dika/InstaStory

Foto: Gold AG/InstaStory