Showbiz
Antonela Berisha tregon se do të jetë pjesë e “Sanremo 2022”
Published
5 years agoon
By
admin
Ajo është bërë e famshme nga programi i dashurisë, “Përputhen”, në të cilin ishte pjesë e sezonit të parë.
Bëhet fjalë për Antonela Berishën, e cila po ashtu iu bashkua formatit të Big Brother VIP.
Megjithatë, së fundmi u bë e ditur se bukuroshja do të jetë pjesë e festivalit të madh italian, “Sanremo 2022”.
Antonela Berisha (Foto: Instagram)
Kjo është bërë e ditur në një postim të shpërndarë nga vet biondja në InstaStory.
E njëjta ka publikuar detajet në një postim në rrjete sociale pasi lajmi doli në mediet italiane.
“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë shoëgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.

Antonela Berisha (Foto: Instagram)
Festivali i muzikës “Sanremo” do të nisë të martën më 1 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 5 shkurt. /Telegrafi/
You may like

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween










