Showbiz
Gjiko i del në mbrojtje profesorit nga Vushtrria: Është shumë e padrejtë që t’ia shkatërrojmë jetën dikujt vetëm pse e ka shprehur talentin
Published
5 years agoon
By
admin
Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, është bërë viral gjatë këtyre ditëve me vallëzimet e tij nëpër rrjetet sociale, gjegjësisht TikTok.
I njëjti falë këtyre vallëzimeve mori edhe epitetin si “Profa i TikTok-ut”.
Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën duke bërë që të kishte reagime të shumta, komente e fyerje nga më të ndryshmet.
Profesori Lulzim Paci
Lidhur me rastin, pati edhe prej atyre që e përkrahën me postime në InstaStory, teksa theksuan se vallëzimi nuk është një krim.
Një të tillë e ka bërë së fundmi edhe reperi Gjiko, që mes tjerash thotë se është e padrejtë që t’i shkatërrohet jeta e dikujt veç që e ka shprehur talentin apo dëshirën për vallëzim.

Gjiko (Foto: Instagram)
“Përshëndetje të gjithëve deshta të flas për një temë që më preku shumë që e pashë një lajm për një profesor, Lulzim Paci, që e paska bërë një video duke kërcyer me vallëzim kombëtar popullor në banesë të vet e që e paska publikuar në TikTok dhe që të gjithë e paskan bullizuar. Për mua është shumë e padrejtë që t’ia shkatërrojmë jetën dikujt vetëm përse e ka shprehur talentin e vet, dëshirën e vet për të kërcyer, njeriu është profesor”, u shpreh Gjiko.

Gjiko (Foto: Instagram)
“Andaj iu kisha lutur të gjithëve para se të bëjnë shaka me dikë në internet, duhet të mendojmë se si ishit ndjerë që të bëj shaka dikush me juve. Për çka, për asgjë hiç. Meshkujt dhe femrat bëjnë lloj lloj gjeste nëpër TikTok-a Instagrama edhe është në rregull. Kur çohet në njeri intelektual për me tregu një talent të vetin një dashuri të veten që e ka për një art, a ndonjë talent për vallëzim koka krim. Për mua si shoqëri nuk kalon kjo gjë. Është shumë keq”, ka thënë më tej Asdren Gjikolli (emri i vërtetë i reperit). /Telegrafi/
You may like

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij










