Connect with us

Maqedoni

12 deputetë s’e kanë treguar pasurinë

Published

on


100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët.

“Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush mund të jetojë me një pagë mesatare, pse nuk mund të jetojnë edhe njerëzit, mandati i të cilëve përfundon në nivelin e pagës mesatare- deklaroi Katica Nikollovska – anëtare e KSHPK .

Përveç kësaj, Komisioni Ankorupsion do të paraqesë padi  kundërvajtëse kundër 18 deputetëve nga përbërja e mëparshme për shkak të mos dorëzimit të listave anketuese. Lista anketuese nuk kanë dorëzuar; Fadil Zendeli, Amdi Bajram, Arta Toçi, Zoran Gorgjievski, Ferid Muhiq dhe të tjerë.

“Shërbimet tona kanë bërë një kontroll dhe kanë konstatuar se 12 deputetë nuk kanë dorëzuar lista anketuese, ndërsa 6 deputetë kanë paraqitur listat me vonesë. Për të gjitha këta lista të vonuara dhe të padorëzuara, gjegjësisht për të gjithë deputetët, do të iniciohen veprime që  janë pjesë e procedurës kundërvajtëse- pohoi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.

Komisioni Kundër Korrupsionit gjithashtu kontrolloi se si drejtorët e institucioneve shtetërore dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse përdorin automjetet dhe kartelat e tyre zyrtare. Në pothuajse të gjitha rastet, drejtorët rregullojnë me akte të brendshëm sa kohë do të përdorin automjetin zyrtar, por edhe sa anëtarë do të ketë në borde. Për Komisionin antikorrupsion është jo karakteristike të përdoret automjeti zyrtarë 24/7 edhe në ditë jo pune. Në disa institucione është zbuluar se ka më shumë anëtarë të bordit sesa të punësuar në institucion. Komisioni Kundër Korrupsionit kërkon kufizimin e të drejtave  diskrete të drejtorëve dhe raportin do t’ia dorwzojnw zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Lupço Nikollovskit.

Andrea Çobanova

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending