Connect with us

Maqedoni

Ligji për regjistrim e popullsisë, në labirintet e drejtësisë

Published

on


Ministria e Drejtësisë merr më shumë kohë se sa pritej për të bërë ndryshimet teknike në draftin e propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021. Nga ky dikaster nuk përgjigjen në pyetjen se kur drafti do të dorëzohet në Qeveri për miratim dhe kur Qeveria pritet ta dorëzojë në Kuvend.

 “Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se do të mbetet i njëjti version i propozim ligjit i cili më herët ishte në procedurë parlamentare. Thonë se do të ketë vetëm disa ndryshime sa u takon afateve kur duhet të zbatohet regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.”

Që drafti i propozimi-ligjit nuk do të pësojë ndryshime thelbësore, përveç afateve kohore kur duhet të realizohet regjistrimi, kishin deklaruar edhe nga Enti Shtetëror i Statistikës. Opozita shqiptare thotë se çështjet kontestuese në ligj do t’i trajtojë nëpërmjet amendamenteve në Kuvend. Ata kërkojnë komisionerë shqiptarë në trupat që do të realizojnë këtë proces.

 “Ne konsiderojmë se duhet të përshpejtohet procesi i regjistrimit të popullsisë që i bie se ligji duhet sa më shpejt të vijë në procedurë parlamentare. Gjithsesi ne do të kemi amendamentet tona. Do të diskutojmë rreth pikave ku mendojmë që përveç zbatimit të rregullativës ekonomike, sociale apo migrimit qytetit-fshat, t’i japim rëndësi të posaçme edhe regjistrimit të përkatësisë kombëtare pasi keqpërdorimet më të mëdha janë bërë në këtë pikë. Konsiderojmë që duhet të ketë përfaqësues shqiptarë në të gjitha vendbanimet- deklaroi Skender Rexhepi, Koalicioni ASH-AAA.

VMRO-DPMNE-ja nuk tregon nëse do ta mbështesë ligjin këtë herë, por kujton se regjistrimi është çështje statistikore dhe jo politike.

Edhe LSDM-ja deklaron se është e interesuar për miratimin e shpejtë të ligjit për regjistrim.

 “LSDM-ja e pranon realizimin e regjistrimit sepse vlerësojmë se ai është shumë i rëndësishme për më shumë aspekte për vendin tonë. Enti Shtetëror i Statistikës tashmë përgatitet edhe teknikisht që gjithçka të jetë siç duhet dhe presim që së shpejti edhe në Kuvend kjo temë të shqyrtohet. Presim që në proces transparent këtë ta pranojnë edhe aktorët tjerë në Kuvend- pohoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Regjistrimi parashihet të bëhet në prill të vitit 2021 sipas parimit “vendbanim i përhershëm”. Do të përfshijë të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe të huajt që janë këtu për më gjatë se një vit. Shtetasit që jetojnë jashtë vendit do të mund të regjistrohen nëpërmjet formës elektronike. Procesi do të monitorohet nga përfaqësues të EUROSTAT-it. Për regjistrimin në terren parashihet të angazhohen mbi 2600 persona kurse regjistrimin do ta bëjnë direkt në formularë elektronik, i qasshëm në të 7 gjuhët e komuniteteve në vend.

Regjistrimi i fundit në vend është bërë në vitin 2002. Procesi i filluar në vitin 2011 dështoi kurse partitë nuk gjetën gjuhë të përbashkët as për ta miratuar ligjin për regjistrim në vitin 2019. Statistikat e kësaj natyre janë të domosdoshme për hapjen e disa kapitujve gjatë negociatave me BE-në.

Fatlume Dervishi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending