Connect with us

Maqedoni

Zaev: Veljanovski, Janakievski dhe Ristovski nuk janë organizatorët kryesorë të “27 prillit” – Alsat

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev sot dëshmoi në Gjykatën Penale për rastin “27 prilli”. Në fund të dëshmisë, Zaev kërkoi të tregonte informacionet e tij rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, gjë kjo që nuk është praktikë gjyqësore. Sidoqoftë, gjyqtari Ilija Trpkov e lejoi këtë veprim.

“Si person që ësthë viktimë e kësaj ngjarjeje, besoj se kam qenë shënjestër dhe logjikisht mendoj se ka organizatorë. Si kryetar i pozitës parlamentare, dmth. kryetar i partisë, nuk mendoj se organizatorët kryesorë janë Mile Janakieski Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanoski. Në dijeninë time, me respekt të plotë për provat, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor Nikolla Gruevski dhe absolutisht për mendimin tim, unë jam i detyruar të them të vërtetën në Gjykatë, nga çdo aspekt edhe pa hyrë në ndjenjat e tyre, nuk mendoj se ata janë organizatorë të ngjarjeve të tmerrshme të 27 prillit, por ato kanë qenë të motivuara nga organizatori kryesor Nikolla Gruevski. Unë kam qenë prezent gjatë gjithë atyre 30 ditëve në Kuvend. Unë jam i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur. Unë e di se si kryetari i atëhershëm i Kuvendit e menaxhoi punën. Informimet e mia si kreu i partisë më të madhe politike në vend më vendosin absolutisht në përgjegjësinë time të them atë që ndodhi më 27 prill. Që një akuzë kaq serioze të përfundojë në këtë mënyrë, mendoj se nuk është e korrekte për sistemin ligjor, as për qytetarët”, tha Zaev në sallën e gjyqit.

Prokurorja Vilma Ruskovska u përpoq të reagonte ndaj këtyre deklaratave, por gjykata nuk e lejoi të fliste. Pas dëshmisë, Zaev nuk pranoi të jepte deklarata për media.