Connect with us

Maqedoni

Bastisje në Gërçec të Shkupi, arrestohet 40-vjeçari – Alsat

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pasdite, respektivisht prej orës 16:00 deri në ora 17:15 me urdhër paraoprak të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e 40-vjeçarit AA nga fshati Gërçec i Shkupit.

40-vjeçari dyshohet se në fillim të muajit nëntor ka kryer grabitje në një shtëpi në rrugën “Lluka Gerov” në Shkup. A.A. dyshohet se ka vjedhur arë, para dhe gjësende të tjera.

MPB njofton se A.A. është arrestuar ndërsa kundër tij po përgatitet padi penale.