Maqedoni
Zaev pas takimit me Hotin: Për rreth dy vite, Shkup-Prishtinë për vetëm 45 minuta
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
23.10.2020 15:37
Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti, theksoi se autostrada Shkup-Bllacë pritet të ndërtohet brenda dy viteve e gjysmë. Zaev theksoi se me përfundimin e ndërtimit të autostradës do të shkurtohet bindshëm relacioni Shkup-Prishtinë.
“40 deri 45 minuta do të zgjasë udhëtimi Prishtinë-Shkup, tenderi për pjesën e parë ka përfunduar…Pjesa e dytë është në përfundim të shpronësimit. Nëse i kryejmë këto punë deri në fund të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm, ose në tremujorin e parë të vitit 2021 do të fillojmë me realizimin e plotë të autostradës. Sipas projekteve të BERZH kjo është planifikuar të zgjasë 3-4 vite, unë besoj se për dy vite e gjysmë do të mbarojë, sepse jemi në shek.21 me mekanizma të mirë do të arrijmë “, tha mes tjerash Zaev.
Zaev theksoi se me kryeministrin Hoti kanë biseduar edhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, lidhjen e dy kryeqyteteve me gaz natyror, hapjen e kufirit “One Stop Shop”, përgatitja e dokumenteve për lidhje të Tetovës me Prizrenin, dhe shumë projekte tjera me përmbajtje ekonomike.
You may like

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani










