Connect with us

Maqedoni

Aerodromi me shifra rekord të të infektuarve

Published

on


Në shikim të parë duket një ditë e zakonshme në një nga pikat më të frekuentuara të Shkupit. Por, autoritetet shëndetësore tregojnë se Komuna Aerodromit është epiqendra e virusit korona jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë vendin. Qytetarët nxitojnë të kryejnë obligimet e tyre, duke mos mbajtur distancë. Shumica prej tyre mbajnë maska edhe në hapësirë të jashtme, por disa nuk u binden këtyre rekomandimeve.

 “Jashtë jo, a brenda po. Unë dua që fëmijët e mi të marrin frymë dhe të jenë normal siç duhet të jenë. Kujdesem që nga fillimi me maska dhe protokollet tjera, por jashtë të mbaj maskë disi vetëm ajo më ka mbetur të marr frymë, nëse edhe atë ma cenojnë nuk di se çfarë të them”

 “Nuk e kam idenë e as që dikush di të na thotë se si apo çka! Unë vetëm rekomandimet po i respektoj, por nëse më mbron apo jo vërtetë këtë nuk e di”

 “Po mendoj se po sepse ashtu na thonë mjekët, masat e Qeverisë janë ato që i ka paraqitur edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ato i respektojmë.”

Disa të tjerë thonë se maskat i mbajnë nga frika e gjobave nga policia dhe jo nga vetëdija për të mbrojtur veten dhe shëndetin publik.

“Po mendoj se nuk më mbron aq shumë mua sa të mbron ty nga unë që të mos bari virusin, a po!”

 “Jo, thjesht e barti që mos të më dënojnë! Nuk beson që do të mbrojë kjo? Jo!”

“Këta të padisiplinuar dhe nuk e respektojnë ligjin, unë do ti dënoja me dyfish dënime.”

 “Nëse bartim maska të gjithë, 99% do të ketë më pak të sëmurë

Grafika e muajit të fundit vë theksin tek Aerodromi që janë tetëfishuar shifrat, prej 84 rasteve më datë 18 shtator deri dje numri i të infektuarve arriti në 631 pacientë pozitiv me CoVid-19.Pason, Komuan e Karposhi me 511 të infektuar, e cila para 1 muaji kishte vetëm 73 pacientë pozitiv. Qendra me 484 pacientë ka gjashtë fishuar shifrën e para një muaji e cila ishte 76 pozitiv me covid. Edhe 3 vatra të tjera me numër 3 shifrorë mbeten komunat  Gazi Baba, Kisella voda, Gjorçe Petrov.

E Enjtja 22.10.2020      E Ej.15.10.      E Ej. 08.09.    E Ej. 01.10.   E Ej. 25.09.     E Ej. 18.09

Aerodrom      631                 456                 257                 141                 93                    84

Karposh         511                 392                 242                 111                 71                    73

Qendër           484                 394                 265                 127                 89                    76

Gazi Baba       379                 221                 147                 100                 74                    73

Kisella Vodë   366                 268                 157                   95                  64                    55

Gjorqe Petrov            255                 188                 118                   59                  36                    28

Numri i përgjithshëm i të infektuarve sillet mbi 25 mijë, ku vetëm në Shkup janë të regjistruar mbi 10 mijë raste pozitive. Në gjithë vendin aktualisht mbi 6 mijë raste janë aktive, prej tyre mbi 3 mijë raste aktive vetëm në Shkup. Kryeqyteti është në krye të listës edhe me pacientët e shëruar nga ky virus.

Adnan Qaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending