Showbiz
Ylli i muzikës ‘country’, Billy Joe Shaver ndërron jetë në moshën 81 vjeçare
Published
6 years agoon
By
admin
Ylli i muzikës country, Billy Joe Shaver, ka vdekur në moshën 81 vjeçare, sipas një raportimi të Fox News.
Kantautori vdiq të mërkurën pas ‘një sëmundjeje’, ka thënë një zëdhënës i tij për Fox News.
Ai u dërgua në spitalin ‘Ascension Providence’ në Waco, Texas.
Billy Joe Shaver
Banori i Texas bëri bujë në 1973 me albumin e tij debutues, “Old Five and Dimers Like Me” dhe ishte i njohur për kontributin e tij në “Outlaë country” në vitet 1970.
I njëjti ishte mik i ngushtë i ikonës së muzikës, Willie Nelson i cili dikur e quante Shaver ‘kompozitorin më të madh dhe më të mirë ndonjëherë’.
Këngët e Shaver u incizuan dhe u realizuan nga Johnny Cash, Elvis Presley, Kris Kristofferson, Jerry Lee Lewis midis artistëve të tjerë.

Billy Joe Shaver
Billy Joe u fut në “Texas Country Music Hall of Fame “ në 2006. Ai ishte gjithashtu një anëtar i “Nashville Songwriters Hall of Fame” në 2002.
Artisti amerikan lindi më 16 gusht të vitit 1939 dhe vdiq më 28 tetor të vitit 2020. /Telegrafi/

Billy Joe Shaver
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










