Connect with us

Showbiz

Vdes ylli i muzikës ‘country’, Billy Joe Shaver në moshën 81 vjeçare

Published

on

Ylli i muzikës country, Billy Joe Shaver, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Kantautori vdiq të mërkurën pas ‘një sëmundjeje’, ka thënë një zëdhënës i tij për Fox News.

Ai ishte dërguar në spitalin ‘Ascension Providence’ në Waco, Texas.

Banori i Texas bëri bujë në 1973 me albumin e tij debutues, “Old Five and Dimers Like Me” dhe ishte i njohur për kontributin e tij në “Outlaë country” në vitet 1970.

I njëjti ishte mik i ngushtë i ikonës së muzikës, Willie Nelson i cili dikur e quante Shaver ‘kompozitorin më të madh dhe më të mirë ndonjëherë’.

Këngët e Shaver u incizuan dhe u realizuan nga Johnny Cash, Elvis Presley, Kris Kristofferson, Jerry Lee Lewis midis artistëve të tjerë.

Billy Joe u fut në “Texas Country Music Hall of Fame “ në 2006. Ai ishte gjithashtu një anëtar i “Nashville Songwriters Hall of Fame” në 2002.

Artisti amerikan lindi më 16 gusht të vitit 1939 dhe vdiq më 28 tetor të vitit 2020./Gazeta Sinjali/